Vajza e Fjolla Morinës është rritur, tashmë nënë e bijë janë miket më të mira të njëra-tjetrës – AlpeGossip
Vajza e Fjolla Morinës është rritur, tashmë nënë e bijë janë miket më të mira të njëra-tjetrës

Vajza e Fjolla Morinës është rritur, tashmë nënë e bijë janë miket më të mira të njëra-tjetrës

Pavarësisht se është mjaft e angazhuar me muzikë dhe biznes, Fjolla Morina mundohet që të kalojë sa më shumë kohë me dy vajzat e saj. Në të shumtën e rasteve këngëtaren e kemi parë duke publikuar fotografi apo video nga momente të ndryshme gazmore me të voglën e saj, Alayah.

Ndërsa me vajzën e madhe Ledianën daljet publike janë më të rralla, por ato kanë një lidhje shumë të ngushtë nënë e bijë. Këtë gjë mund ta vërtetojnë edhe fotografitë e fundit që Fjolla ka publikuar në ‘Instagram’-in e saj. Këngëtarja shihet se është duke shijuar një drekë së bashku me Ledianën dhe madje mund të themi se vajza tashmë është mikja më e mirë e Fjollës.

Ajo është shumë më e rritur dhe ato mund të ndajnë momente nga më të ndryshmet dhe të veçanta me njëra-tjetrën. Për mami Fjollën ajo është dashuria e jetës, sepse në fakt ka qenë Lediana e para që e ka bërë këngëtaren të provojë ndjesinë e të qenurit nënë.