Pasi publikoi FOTO intime me të dashurin, Armela e “Big Brother” kapet mat me… “Mashkullin misterioz” – AlpeGossip
Pasi publikoi FOTO intime me të dashurin, Armela e “Big Brother” kapet mat me… “Mashkullin misterioz”

Pasi publikoi FOTO intime me të dashurin, Armela e “Big Brother” kapet mat me… “Mashkullin misterioz”

Armela Hyseni ka qenë një ndër banoret më të përfolura të “Big Brother 9”. Pasi i dha fund lidhjes me ish-banorin tjetër të “Big Brother”, Damianon, kaloi një periudhë të gjatë vetëm. Por kohët e fundit është përfolur se ka nisur një lidhje të re dashurie.

Vetëm pak ditë më parë ish-banorja e “Big Brother” postoi në Instastory një foto ku mbante dorën e një djali, një sinjal i qartë ky së ajo është në një lidhje të re dashurie.

Mirëpo Armela nuk është mjaftuar me kaq dhe sot ka postuar në Instastory një foto tjetër ku shfaqet e shtrirë pranë një mashkulli që me shumë mundësi është i dashuri i saj i ri.

Ndërkohë të gjithë jemi në pritje të fotos së plotë që Armela do të publikojë në Instagram ku do të na tregoj të dashurin e saj sot  paparaci i AlpeNews.al ka kapur një foto të Armelës teksa ndodhet në një kafe në një nga qendrat tregtare të Tiranës me një “djal misterioz”. I dashuri i Armelës apo thjesht shok? Pritet që modelja ta konfirmojë. /AlpeNews.al/