Ja pse Meghan Markle nuk mund të ketë Instagram (FOTO) – AlpeGossip
Ja pse Meghan Markle nuk mund të ketë Instagram (FOTO)

Ja pse Meghan Markle nuk mund të ketë Instagram (FOTO)

Të kesh një adresë në Instagram sot nuk është më një trend, por diçka e zakonshme. Por ka persona të cilët nuk mund ta kenë një të tillë. Njëra prej tyre është dukesha e Sussex, Meghan Markle.

Por, pse?

E vetmja Princeshë që ka një llogari në Instagram është Princesha Eugenie edhe pse familja mbretërore nuk është e njohur për llogari personale në Instagram Eugenie, 28 vjeç, ka krijuar account-in e saj në mars të vitit 2017. Po a po e thyen ajo rregullin mbretëror?

Si duket, jo.

Princesha Eugenie ka thënë: “Shpresoj ta përdor këtë platformë për të ndarë kauza, pasione dhe njerëz të afërt të zemrës sime.”

Po Meghan?

Kur sapo u bë publik lajmi se 36 vjeçarja Meghan Markle u fejua me 33 vjeçarin Prince Harry, ajo i fshiu të gjitha llogaritë që kishte në mediat sociale. Edhe pse në Instagram numëronte 1.9 milionë ndjekës, iu desh t’i fshinte sepse ka një rregull në familjen mbretërore sa iu takon mediave sociale. Duke qenë se kjo ëhstë pjesë e Protokollit, Meghan e ka respektuar.