Mos e besoni po deshët, por Anna Likakrejt papritmas vendosi të fejohet! (FOTO) – AlpeGossip
Mos e besoni po deshët, por Anna Likakrejt papritmas vendosi të fejohet! (FOTO)

Mos e besoni po deshët, por Anna Likakrejt papritmas vendosi të fejohet! (FOTO)

Nëse dimë diçka për Anna Likën është pikërisht se aktorja ka pasur një lidhje të gjatë dashurie me një djalë, identietin e të cilit nuk e ka bërë publik. Përpara disa muajsh në “Pop Culture”, Anna tregoi se ishte ndarë edhe pse personi që kishte pasur në krahë, vazhdonte të ishte dashuria e saj më e madhe duke na i lënë një opsion të hapur rikthimin.

E megjithatë, pa shumë fjalë e pa bërë shumë zhurmë, ditën e djeshme, Anna vendosi të shpërndajë një foto në Instastory ku tregonte një unazë të vendosur në gishtin e fejesës.

Ngjitur me foton, aktorja kishte vendosur një emoji që tregon një propozim për fejesë, pa shtuar asnjë fjalë më shumë.

Tani ne kemi në mendje tre opsione: Ose Anna Lika bën shaka (siç ajo zakonisht është mësuar të bëjë në rrjete sociale), ose është rikthyer me të dashurin e saj, ose ka një partner të ri në krahë dhe ka vendosur që gjërat t’i kalojë shpejt në një tjetër stad.

Sidoqoftë, ne urojmë që të jetë e lumtur!