Finalja e madhe, konkurentët e “DWS” e thonë TROÇ: Ja kush do të jetë FITUESI… – AlpeGossip
Finalja e madhe, konkurentët e “DWS” e thonë TROÇ: Ja kush do të jetë FITUESI…

Finalja e madhe, konkurentët e “DWS” e thonë TROÇ: Ja kush do të jetë FITUESI…

Finalja e madhe erdhi, e mesa duket për konkurentët VIP të “Dancing With The Stars”, më shpejt se e kishin imagjinuar.

Shkëlqim, të ftuar specialë, numra baleti të veçantë dhe emocione pafund. Këto janë elementët që do të mbizotërojnë mbrëmjen e sotme, duke e shëndërruar në një natë magjike për të gjithë dashamirësit e kërcimit, dhe jo vetëm.

Teksa i sheh të githë konkurentët në përgatitjet e fundit për të shkëlqyer në finalen e madhe, tensionion dhe emocionet e shumta, nuk është e vështirë t’i dallosh në fytyrat tyre.

Kanë qenë javë të tëra përpjekjesh dhe mundi për të shkëlqyer çdo të premte në spektaklin më të madh të kërcimit në Shqipëri, dhe padyshim secili prej tyre meriton fitore.

Por kupën e këtij edicioni të veçantë të “Dancing With The Stars” do të ketë mundësinë ta marrë mbrëmjen e sotme në shtëpi, vetëm njëri prej çifeve të finalistëve.

Ata kanë mbetur vetëm 6: Viktor Zhusti, Soni Malaj, Roland Hysi, Aulona Musta, Amos Zaharia dhe Kristi Popa, dhe janë më gati se kurrë në përmballjen më të vështirë të këtij rrugëtimi.

Por kush do ta dërgojë kupën në shtëpi mbrëmjen e sotme? Konkurentët e DWTS e tregojnë për newsbomb.al.

Edhe pse nuk kanë asgjë të konfirmuar, pasi fituesi do të shpallet nga votat e publikut, ata të gjithë e kanë dikë në mendje për të fituar, qoftë nga preferencat dhe shijet personale, qoftë nga rezultatet e kërcimeve që kanë parë gjatë gjithë këtyre javëve.

Të gjithë konkurentët e kanë thënë një emër. Ja si janë shprehur ata:

Për Kristi Popën, surpriza më e madhe është fakti që ka mbërritur deri në finale, e mesa duket për fitoren nuk është shumë i shqetësuar, por sigurisht që një emër për fituesin e ka në mendje që nuk nguron ta shprehë: “Do ta fitojë Viktor Zhusti”- shprehet Kristi.

Landi preferoi ta thotë emrin e “fituesit” sipas tij, duke shmangur emrin e tij, por duke thënë të balerinës: “Unë dua ta fitoj Lori Balaj” shprehet Landi, duke nënkuptuar se do jetë ai fituesi.

Ndërsa aktori i madh Viktor Zhusti me shaka shprehet se e di kush do të jetë fituesi: “Unë e di se kush do të fitojë. Do fitojë Amos Zaharia”.

Këngëtarja Soni Malaj vlerësoi punën e të gjithëve, duke u shprehur se të gjithë kanë dhënë maksimumin, dhe padyshim të gjithë e meritojnë fitoren: “Por le ta fitojë më i miri. Të gjithë kanë dhënë shumë për këtë spektakël, të gjithë janë dhënë me shpirt dhe kanë punuar shumë, dhe duhet ta fitojë ai që e meriton.”- shton më tej Soni.

Moderatorja Aulona Musta përveçse ka ardhur ndryshe këtë edicion, i ka habitur të gjithë me aftësitë e saj në kërcim.

Duke vlerësuar maksimalisht punën që ka bërë me balerinin e saj Graciano gjatë gjithë këtyre javëve, Aulona nuk sheh asnjë fitues tjetër përveç vetes.

“Dancing With The Stars” do ta fitoj unë. Publiku më ka mbështetur maksimalisht dhe e meritoj padyshim fitoren” –shprehet Aulona.

Pavarësisht dëshirave dhe aludimeve të shumta që bëhen, fituesi i këtij edicioni të veçantë të DWTS do të jetë vetëm 1, dhe që do të zgjidhet vetëm nga publiku. Juria do të ketë mundësi vetëm të shijojë kërcimet e veçanta, dhe jo të votojë.

Kujtojmë që mbrëmjen e sotme do të ketë shumë të ftuar special, dke filluar nga aktori i famshëm turk Tolgahan, Mr. Bean dhe këngëtarë të shumtë shqiptarë.

Le ta shohim e ta shijojmë sonte këtë natë që do të jetë më shumë se një show