“Miss Shqipëria” feston 20-vjetorin, Petri Bozo: Edicioni i këtij viti do jetë ndër më të veçantët – AlpeGossip
“Miss Shqipëria” feston 20-vjetorin, Petri Bozo: Edicioni i këtij viti do jetë ndër më të veçantët

“Miss Shqipëria” feston 20-vjetorin, Petri Bozo: Edicioni i këtij viti do jetë ndër më të veçantët

Këtë vit mbushen plot 20 vite nga spektakli më i madh i bukurisë në vend, “Miss Shqipëria”. Edicioni i këtij viti, pritet të jetë një nga më të bukurit, i ndërthurur me kujtimet dhe emocionet e edicioneve të kaluara. Ditën e sotme në studion e ‘Rudina’ ishte i ftuar organizatori dhe ideatori i këtij eventi, Petri Bozo, së bashku me të gjithë vajzat konkurente të “Miss Shqipëria 2018”.

Bozo ka thënë se si çdo vit tjetër ka qenë si synim jo vetëm promovimi i bukurisë së femrave shqiptare, por edhe bukurive të vendit. Të gjitha bukuroshet e këtij edicioni kanë vizituar disa vende të Shqipërisë si: Vlorën, Elbasanin dhe Cërrikun. Duke qenë se mbushën 20 vite është menduar që të ftohen të gjitha fitueset e edicioneve të kaluara, edhe pse vetëm 12 prej tyre do mund të jenë të pranishme. Spektakli do të jetë i ndërtuar në formën e ‘talk show’ dhe sfilatës. Nata finale e “Miss Shqipëria 2018” do të mbahet në datat 10-11 qershor.