Tolgahan dhe Almeda performojnë vallëzimin e dashurisë në “Dancing With The Stars” – AlpeGossip
Tolgahan dhe Almeda performojnë vallëzimin e dashurisë në “Dancing With The Stars”

Tolgahan dhe Almeda performojnë vallëzimin e dashurisë në “Dancing With The Stars”

Aktori turk Tolgahan Sayisman ishte surpriza e mbrëmjes në natën finale të spektaklit “Dancing with The Stars”.

Moderatorja e spektaklit Almeda Abazi, së bashku me bashkëshortin e saj performuan  në skenën e “Dancing With The Stars”, vallëzimin që kanë kërcyer ditën e dasmës në Los Angeles.  Almeda, shfaqej rrëzëllitëse e veshur me një fustan të bardhë dhe me aksesorët e “Swarovski” , ndërsa bashkëshorti i saj mbante veshur një kostum të zi.

Gjatë kërcimit të gjithë duartokitën, pas puthjes romantike mes tyre.

 

Pas vallëzimit të dashurisë, aktori turk u shpreh në gjuhën shqipe se ishte shumë i lumtur që ndodhej në Shqipëri.

“Ju dua shumë” –  iu drejtua Tolgahan të gjithë shqiptarëve.

“Unë, të dua ty” – iu përgjigj Almeda.

Mirëpo edhe moderatori Rudi Hizmo, iu bashkua bisedës me shumë batuta. “Kështu si është ky, edhe unë e dua” – u shpreh moderatori, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Pas vallëzimit, Tolga iu bashkua jurisë së “Dancing with The Stars”, ku pas disa minutash pritet të shpallet fituesja e çmimit të parë mes Soni Malaj dhe Aulona Mustës.