Përpara se të largohen Almeda dhe Tolgahan i bëjnë një dhuratë Tiranës dhe qytetarëve të saj – AlpeGossip
Përpara se të largohen Almeda dhe Tolgahan i bëjnë një dhuratë Tiranës dhe qytetarëve të saj

Përpara se të largohen Almeda dhe Tolgahan i bëjnë një dhuratë Tiranës dhe qytetarëve të saj

Prej 12 javësh Almeda Abazi ka moderuar spektaklin “Dancing With the Stars” në Vizion Plus duke provuar kështu një ekperiencë të re në karrierën e saj. Mbrëmjen e djeshme spektakli ka përfunduar e tashmë Almeda do të zhvendoset sërish në Turqi pranë bashkëshortit të saj Tolgahan Sayisman. Por përpara se të largohet ajo i ka lënë një kujtim vendit të saj. Bashkë me të shoqin ata kanë mbjellë në pemë në Tiranë duke iu bashkuar nismës së kryebashkiakut Veliaj.

“Tirona ime e bukur, qyteti ku hodha hapat e para aty ku jetova femijërinë time naive, kur të shoh ty trupin ma përshkrojne ndjesi të ndryshme kujtime tëpafund. Sot u ktheva tek ti qyteti im i dashur me një fidan të cilin po e mbjell në tokën tende të lodhur nga stuhira të ndryshme. Unë u largova nga ti por pemën time po ta le ty amanet qyteti im i bukur TIRONA. Faleminderit.”,- shkruan LAmeda në postimin e saj në Instagram.