Që në daljen e saj të parë në ekran, Kejvina Kthella tërhoqi menjëherë vëmendjen me bukurinë dhe format perfekte fizike duke u kthyer kështu në një nga vajzat më të komentuara të showbizit. Pak më vonë velina e “Xing me Ermalin” prezantoi edhe motrën e cila ishte gjithashtu bukuroshe. Por familja e Kejvinës qenkan të gjithë yje.
Modelja ka prezantuar së fundmi edhe vëllain e saj të vogël. Ajo ka postuar disa foto nga pushimet dhe në njërën prej tyre shfaqet me vëllain e saj bukurosh Lajdon. Kejvina shfaqet me rroba banjo ngjyrë rozë ndërsa i vëllai me pantallonat e shkurtra të plazhit duke pozuar si model.