Mbrëmjen e kaluar, moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko kurorëzuan e martesë dashurinë e tyre me një ceremoni që ka pushtuar mediat.
Në rrjet janë përhapur me shpejtësi foto e video nga dasma, duke shuajtur kuriozitetin e publikut se si dukej nusja, dhëndri e të ftuarit. Mirëpo, një detaj i veçantë gjatë dasmës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Parukierja e njohur Sellma ka publikuar në Instastoryn e saj momentin kur Ylli Limani i ka propozuar bukuroshes Arzana Sylejmani. Ai shfaqet teksa mban dorën e saj dhe të dy buzëqeshin duke u parë në sy.