Polici i “Portokalli” i trashëgon të bijës pasionin për këtë sport të veçantë dhe plot adrenalinë (FOTO) – AlpeGossip
Polici i “Portokalli” i trashëgon të bijës pasionin për këtë sport të veçantë dhe plot adrenalinë (FOTO)

Polici i “Portokalli” i trashëgon të bijës pasionin për këtë sport të veçantë dhe plot adrenalinë (FOTO)

Aktori i humorit Florjan Binaj i njohur me rolin e policit të “Portokallisë” përveç pikturës dhe aktrimit ka dhe një tjetër pasion, ”Rafting”. Flori poston herë pas here foto në kanionet e Osumit sa herë që shkon për të praktikuar këtë sport të veçantë dhe plot adrenalinë. Por këtë herë ai nuk ka qenë vetëm, është shoqëruar nga dy vajzat e familjes, bashkëshortja dhe e bija.

“Rafting në lumin Osum për herë të 12-të dhe për herë të parë me vajzën time”-ka shkruar aktori bashkangjitur fotos me “vajzat” e tij.

Mesa duket Binaj dëshiron që edhe vajza e tij ta trashëgojë pasionin për këtë sport të veçantë, ndërsa i biri është ende i vogël për ta provuar.