Erion Veliajn e kapin “ethet” e prindërimit: Mos ma mbani çunin shumë ore… (FOTO) – AlpeGossip
Erion Veliajn e kapin “ethet” e prindërimit: Mos ma mbani çunin shumë ore… (FOTO)

Erion Veliajn e kapin “ethet” e prindërimit: Mos ma mbani çunin shumë ore… (FOTO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa së shpejti të bëhen prindër për herë të parë. Vetëm pak ditë më parë “Iconstyle.al” zbuloi se çifti i famshëm pritet të bëhet me djalë në muajin shtator.

Ndërkohë që janë duke shijuar muajt më të ëmbël të jetës së tyre, Erion Veliaj sapo na tregoi se do të bëhet një baba shumë i kujdesshëm. Në një foto të postuar në Instagram nga Ajola, ku tregon se ka qëndruar në diell 12 orë gjatë xhirimeve të klipit të Noizy-t dhe Alban Skënderajt, Erion Veliaj ka lënë një koment që na ka surprizuar.

“Ekipi i ëndrrave. Mos ma mbani çunin shumë në diell ore”, shkruan Erioni duke u shqetësuar që tani për djalin, i cili është ende tek barku i mami Ajolës.

Me këtë koment kryebashkiaku na tregoi se jo vetëm nënat janë të fiksuar pas fëmijëve dhe se ai do të jetë një baba shembullor.