U pendua për botox-in, Gylseren rikthen lëkurën në gjendjen e mëparshme – AlpeGossip
U pendua për botox-in, Gylseren rikthen lëkurën në gjendjen e mëparshme

U pendua për botox-in, Gylseren rikthen lëkurën në gjendjen e mëparshme

E njohur ndryshe si Gylseren, pas rolit të saj në serialin “Paramparça”, Nurgul Yeşilçay është ndër aktoret më të dashura dhe më të paguara në Turqi.

Mirëpo, prej disa muajsh aktorja shtangu të gjithë fansat, teksa dukej qartë se kishte përdorur botoks në fytyrë. Madje Nurgul e pranoi se kishte rënë viktimë e botoksit, por kishte mbetur tejet e zhgënjyer.

 

Në një intervistë për “NTV”, aktorja turke pranoi se tashmë po kujdeset shumë për ta rikthyer lëkurën si më parë. 42-vjeçarja, tregoi se kishte përdorur një krem me përmbajtje nga mëlçia e peshkaqenit. E duhet ta pranojmë që duket rrëzëllitëse në setin e ri fotografik.