I ftuar këtë mëngjes në emisionin “Wake up” ishte balerini i njohur Igli Mezini, i cili së fundmi ndodhet në Shqipëri për tu marrë me projektin e ri që do të vërë në lëvizje Tiranën.
Ndër të tjera, Igli rrëfeu edhe për fillimet e karrierës së tij, në të cilat pranoi se e tallnin shokët e lagjes sepse mbante streçe balerini.
“Kam pasur dhe unë momentet mia që jam zënë me të gjithë çunat e lagjes, thonin ‘Iii me streçe’. Por pastaj ndryshoi puna se thonin ti prek gocat.”- ka treguar Igli duke qeshur.
Igli Mezini tregon se kur e nisi baletin
Rrëfehet balerini i njohur Igli Mezini: Më tallnin për streçet, por ndryshuan mendim….
Gepostet von Wake Up në Top Channel am Dienstag, 19. Juni 2018