Nëse ju thonë se pushimet shijohen me fëmijët, mos i besoni! Madje ua vërteton edhe Amarda Toska – AlpeGossip
Nëse ju thonë se pushimet shijohen me fëmijët, mos i besoni! Madje ua vërteton edhe Amarda Toska

Nëse ju thonë se pushimet shijohen me fëmijët, mos i besoni! Madje ua vërteton edhe Amarda Toska

Amarda Toska është larguar nga ekrani dhe i është dedikuar tërësisht rritjes së dy vogëlushëve të saj, Joel dhe Sia.

Momentalisht, familja Mamaqi ndodhet me pushime jashtë Shqipërisë. Mirëpo kur je me dy fëmijë në plazh, pushimet nuk kanë të njëjtën shije si dikur. Ami ka publikuar një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet buzë pishinës duke marrë rreze, pasi ka vrapuar lartë e poshtë për tu kujdesur për vogëlushët.

“Kur je me dy fëmijë në plazh, të ngelin shenjat e shapkave me gisht” – shkruan moderatorja.

Më herët gjatë ditës, Ami postoi edhe një foto e veshur me rrobe banje në ngjyrë të bardhë e dukej mjaft tërheqëse.