Surpriza! Aktorja e famshme shqiptare po martohet sot dhe askush nuk dinte asgjë! (FOTO) – AlpeGossip
Surpriza! Aktorja e famshme shqiptare po martohet sot dhe askush nuk dinte asgjë! (FOTO)

Surpriza! Aktorja e famshme shqiptare po martohet sot dhe askush nuk dinte asgjë! (FOTO)

Gjatë sezonit të verës të shumtë janë personazhet e njohur të cilat kanë planifikuar të organizojnë ceremoninë e tyre të dasmës. Vetëm pak javë më parë kishim dasmën e moderatores Jona Spahiu, e cili është edhe në pritje të ëmbël.

Dasma më e afërt që po presim të gjithë është ajo e këngëtares Afërdita Dreshaj me sportistin çek Jakub Kindl, e cila do të mbahet më 30 qershor. Mirëpo me sa duket para dasmës së Afërditës kemi edhe një dasmë tjetër të një personazhi të famshëm.

Aktorja e spektaklit të humorit “Apartamenti 2XL”, Cubi Metkaj martohet sot dhe askush nuk dinte asnjë gjë.

Ka qenë moderatori Turjan Hysko, ai i cili nëpërmjet një postimi në Instastory na bëri të ditur se sot martohet Esmeralda Metkaj, e cila njihet nga të gjithë me emrin Cubi.

“Ja erdhi dita o Cubi Metkaj”, shkruan Turjan Hysko sipër fotos ku aktorja e njohur e humorit shfaqet e veshur me fustan të bardhë.

Megjithatë ende nuk dihet asnjë detaj për se ku po organizohet ceremonia e dasmë, apo se kush është mashkulli me të cilin Cubi po lidh kurorë sot.