Pa PRITUR dhe pa i KUPTUAR, ja kush janë VIP-at që u martuan në FSHEHTËSI! Nga Cubi tek Joleza… (FOTO) – AlpeGossip
Pa PRITUR dhe pa i KUPTUAR, ja kush janë VIP-at që u martuan në FSHEHTËSI! Nga Cubi tek Joleza… (FOTO)

Pa PRITUR dhe pa i KUPTUAR, ja kush janë VIP-at që u martuan në FSHEHTËSI! Nga Cubi tek Joleza… (FOTO)

Personazhet e famshme janë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe çdo detaj nga jeta e tyre ngjall interes tek publiku, aq më tepër kur bëhet fjalë për lidhjet e tyre të dashurisë apo kurorëzimi i lidhjes.

Po të shohim interesi ndaj dasmave të personazheve publike është i madh. Të gjithë duan të shohin si u vesh nusja dhe dhëndri, si janë veshur të tjerët, çfarë hëngrën, sa lek u hodh në dasmë, si kërcyen e shumë e shumë detaje të tjera.

Ka VIP-a që nuk e kanë problem pjesën e privatësisë dhe i ndajnë momentet e tyre të bukura me të tjerët, apo çdo detaj të jetës së tyre, ashtu siç ka nga ata që janë sa publik dhe të fshehtë.

Nisur nga rasti i aktores së “Apartamentit 2XL” Cubi, e cila sot po martohet pa ditur kush asgjë, AlpeNews.al po ju sjell rastet e VIP-ave shqiptarë që u martuan në fshehtësi.

Aktorja e spektaklit të humorit “Apartamenti 2XL”, Cubi Metkaj martohet sot dhe askush nuk dinte asnjë gjë.

Ka qenë moderatori Turjan Hysko, ai i cili nëpërmjet një postimi në Instastory na bëri të ditur se sot martohet Esmeralda Metkaj, e cila njihet nga të gjithë me emrin Cubi.

“Ja erdhi dita o Cubi Metkaj”, shkruan Turjan Hysko sipër fotos ku aktorja e njohur e humorit shfaqet e veshur me fustan të bardhë.

Tedi Papavrami u martua në “fshehtësi” me pianisten japoneze

Violinisti shqiptar Tedi Papavrami i çuditi të gjithë, pasi vendosi një status të ri në profilin e tij në “Facebook” më 11 prill. Pak kush e ka ditur që ai kishte një histori dashurie, megjithatë, artisti vendosi të martohej. Tedi Papavrami i dha fund beqarisë në një ceremoni private martese. Vajza që i ka fituar zemrën është nga Tokio dhe është një pianiste e famshme. Ajo quhet Maki Okada dhe është mjaft e njohur në Japoni. 45-vjeçari publikoi në rrjetet sociale lajmin e martesës dhe një foto me bashkëshorten e tij.

Aktorja e njohur e humorit, Oriana Cama që ka qenë pjesë e tre formateve të njohura, “Portokalli”, “Apartamenti 2XL” dhe së fundmi Al Pazar” është martuar në fshehtësi. Ajo i surprizoi të gjithë me lajmin se u martua në një ceremoni të fshehtë, në Itali, më 24 tetor.

 

Martesa e papritur e Angela Martinit me miliarderin rumun

Angela Martini dhe partneri i saj njoftuan se sapo ishin martuar më 11 dhjetor. Ishte fillimisht miliarderi rumun, Dragos Savulescu, ai i cili njoftoi përmes një postimi se tashmë çifti ishin zyrtarisht burrë dhe grua. Çifti ka disa kohë që jetojnë bashkë, janë mëse të lumtur dhe duket se janë mjaft të “çmendur”.

Joleza Koka është martuar në fshehtësi të plotë  me partnerin e saj të hershëm, aktivistin Laert Kola.

Historia e dashurisë së dy të rinjve, njihej në shoqërinë e tyre, por dhe më gjerë, megjithatë ata zyrtarizuan gjithçka duke u bërë burrë e grua.

Pjesa më e pazakontë në këtë histori është vendi i martesës, Las Vegas-i i njohur për legjislacionin liberal dhe shprehjen “Çfarë ndodh në Las Vegas, mbetet në Las Vegas”. Megjithatë, çifti nga Shqipëria, të dashuruar prej vitesh, ndoshta e kanë marrë me vete atë që ka ndodhur atje, një certifikatë martese.

Këngëtari shqiptar Enis Bytyqi duket se ka zgjedhur një mënyrë krejtësisht të fshehtë për ti dhënë fund beqarisë së tij. Ai ështe në një lidhje me një vajzë e cila quhet Rina por nuk është e njohur për opinionin publik.

Çifti e kurorëzoi dashurinë e tyre dhe këtë e kanë bërë larg mediave dhe shumë thjesht. Nga disa foto të publikuara në rrjetet sociale çifti u pa duke lëshuar disa tollumbace dhe nga veshja dallohet mjaft mirë se ceremonia e martesës nuk kishte qënë tradicionale. Rina e veshur me nje fustan elegant të ngjeshur pas trupit dhe me një xhaketë e cila i jep seriozitetin e duhur këtij momenti ndërsa Enisi me një kostum të zi.

Blerina Braka këngëtarja shqiptare ia doli shumë mirë të mbante të fshehtë martesën e saj. Ajo postoi një foto në rrjetin social Instagram ku u pa se në duart e saj dhe të partnerit ishin vendosur unazat e martesës. Këngëtarja është bërë nënë me fëmijën e saj të parë. Një mikesha e saj ka shkruar në foto se ka një vit e martuar, dhe Blerina i ka kthyer koment duke i thënë se tani ishte momenti për t’ju treguar fansave këtë lajm të bukur.

Eridiona Shuli është një nga konkurrentet e edicionit të tretë të “Big Brother Albania”, e cila hyri si një banore e re pas nisjes së spektaklit dhe u përfshi në disa debate të nxehta me Jetmirin, fituesin e atij edicioni.

Por më shumë sesa për këtë eksperiencë, Eridiona Shuli, me profesion gazetare, është përfolur për udhëtimet e saj të panumërta nëpër botë dhe çmenduritë që ka bërë gjatë tyre si për shembull hedhja me parashutë në Dubai.

Eridiona ishte një nga personazhet e famshëm shqiptarë e cila gjithashtu lidhi kurorë me të dashurin e saj francez, dhe askush nuk e mori vesh kur ndodhi.

Ka pasur dhe nga ata VIP-a si Marina Vjollca, Jona Spahiu që pavarësisht lajmërimeve dhe detajeve që kanë dhënë rreth dasmës, kanë dashur që ceremoninë ta kishin private, por kanë dështuar! Gjithmonë është dikush që do të nxjeri zbuluar.

Përgatiti AlpeNews.al