Pas “TOTO” Noizy vjen në një bashkëpunim me reperin e famshëm botëror! Në klip do jet moderatorja e… (FOTO) – AlpeGossip
Pas “TOTO” Noizy vjen në një  bashkëpunim me reperin e famshëm botëror! Në klip do jet moderatorja e… (FOTO)

Pas “TOTO” Noizy vjen në një bashkëpunim me reperin e famshëm botëror! Në klip do jet moderatorja e… (FOTO)

Siç duket Noizy e ka ndarë mendjen që kjo verë të jetë e tij. Pas këngës së suksesshme “TOTO” e cila në vetëm 1 javë ka marrë mbi 6.3 milion klikime, reperi ka paralajmëruar projektin e ri me reperin e njohur italian Ghali. Kënga do të quhet “Parku Lojrave” dhe xhirimet e klipit kanë filluar pasi Ghali ka ardhur në vendin tonë ashtu siç e kemi parë fotot e publikuara nga Noizy.

Mirëpo së fundmi janë zbuluar detaje të reja lidhur me klipin dhe ne të intv.al mësuam që protagoniste do të jetë moderatorja e “IN Style” në IN Tv, Sara Kolami. Siç duket, është Ajola Xoxa ajo që ka marrë përsiper realizimin e klipit i cili do të jetë një ndër projektet më të bukura të Noizyt. Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj ka publikuar një foto në Instagram gjatë xhirimeve ku tregon se është projekti i fundit i Noizyt dhe Ghalit e në foto duket Sara Kolami me një fustan të bukur ngjyrë lejla teksa qëndron brenda një kafazi.

E teksa i hodhëm një sy instastoryt të Sarës pamë që edhe ajo ka publikuar disa foto në “backstage” gjatë xhirimeve dhe duhet ta pranojmë që duket shumë bukur.

Çfarë teme do ketë kënga? Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim!