Tuna na FUT NË SHTËPINË e saj! Shikoni ambientet lusoze ku rri këngëtarja (VIDEO) – AlpeGossip
Tuna na FUT NË SHTËPINË e saj! Shikoni ambientet lusoze ku rri këngëtarja (VIDEO)

Tuna na FUT NË SHTËPINË e saj! Shikoni ambientet lusoze ku rri këngëtarja (VIDEO)

Tuna është një nga këngëtaret më të komentuara në mediat rozë. Ajo edhe pse prej kohësh është larguar nga muzika dhe i është përkushtuar jetës familjare, vijon ende të tërheq vëmendjen e publikut.

Së fundmi këngëtarja ka qenë shumë e komentuar pas deklaratës befasuese që vëllai i bashkëshortit të saj, Robert Berisha, bëri ku tha se mes tij dhe Tunës marrëdhëniet nuk janë aspak të mira. Megjithatë ajo vendosi që të mos reagonte mbi këtë lajm të bujshëm.

Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale ku tregon momente nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi Tuna ka publikuar një video në instastory, ku ka treguar pamje nga shtëpia e saj luksoze.

Aty tregon kuzhinën mjaft moderne dhe më pas këngëtarja drejtohet tek dritarja, ku shihet oborri i madh, i cili është i mbushur me gjelbërim dhe me një pishinë të madhe.