Kur do ta shohim të veshur me fustan të bardhë? Miriam Cani flet për planet e dasmës me Albanin – AlpeGossip
Kur do ta shohim të veshur me fustan të bardhë? Miriam Cani flet për planet e dasmës me Albanin

Kur do ta shohim të veshur me fustan të bardhë? Miriam Cani flet për planet e dasmës me Albanin

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të dashur të publikut shqiptar. Ata kanë një histori të gjatë dashurie, e cila është bekuar edhe me ardhjen në jetë të një vajze, Amelit, e cila duket se ua zbukuron jetën çdo ditë e më shumë.

Së fundmi Miriam Cani ka qenë pjesë e një eventi për fustane nusërie dhe është pyetur nga gazetari i emisionit “Thumb” në lidhje me planet e saj për t’u veshur një ditë me fustan të bardhë.

“Pse jo, kur të gjejmë kohën do ta bëjmë dhe ne dasmën. Por kësaj radhe do të jetë ndryshe, do ta vendosim të dy së bashku dhe jo vetëm Albani sikurse ndodhi me fejesën. Sapo të mos jemi kaq shumë të ngarkuar me punë dhe unë do ta vesh fustanin e bardhë”, tha ndër të tjera Miriam Cani.