Miqësi me Eva Muratin? Flet Nevina Shtylla: Pas filmit rrugët tona u ndanë… – AlpeGossip
Miqësi me Eva Muratin? Flet Nevina Shtylla: Pas filmit rrugët tona u ndanë…

Miqësi me Eva Muratin? Flet Nevina Shtylla: Pas filmit rrugët tona u ndanë…

E ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ditën e sotme ka qenë moderatorja e njohur Nevina Shtylla. E shohim rrallë të japi intervista, por te kjo e sotmja zbuloi shumëçka për veten. E pyetur në lidhje më miqësinë me Eva Muratin, një tjetër moderatore e njohur ajo ka treguar se nuk kanë qenë shoqe të ngushta.

“Nuk e di pse është krijuar ideja se ne kemi një marrëdhënie shoqërie të ngushtë. Jemi njohur në xhirimet e një filmi dhe aty kishim rolin e dy shoqeve të ngushta, unë isha protagoniste. Pas filmit rrugët tona u ndanë”,-ka treguar Nevina.

Më tej moderatorja Dojna Mema e ka pyetur për ndonjë zënkë apo xhelozi nga ana e Evës për shkak të roleve në film. “Nuk jemi zënë thjesht na janë ndarë rrugët. Rolin protagonist unë nuk ja mora askujt, por ma dhanë”,-ka përfunduar fjalën Nevina.