E AKUZUAN për operacione plastike, SHPËRTHEN vajza e Majlinda Bregut: Shqiptarë palaço që… (FOTO) – AlpeGossip
E AKUZUAN për operacione plastike, SHPËRTHEN vajza e Majlinda Bregut: Shqiptarë palaço që… (FOTO)

E AKUZUAN për operacione plastike, SHPËRTHEN vajza e Majlinda Bregut: Shqiptarë palaço që… (FOTO)

Faqja demaskuese në rrjetet sociale, “Vipat e Bllokut” ditën e djeshme publikuan foton e vajzës së ish deputetes demokrate Majlinda Bregu.

Kejda është e ndejkur në rrjetet sociale dhe kjo falë pamjes por dhe faktit se është vajza e një prej deputeve shqiptare, fëmijët e të cilëve janë në qendër të vëmendjes.

Pavarësisht se Kejda ka zgjedhur të ketë një profil publik, ajo nuk hedh foto të shkujdesura në Instagram.

 

Vipat e Bllokut, nxjerin foto të vipave ku i krahasojnë si kanë qenë dhe si janë, duke ju treguar të gjithëve për ndryshimet ose ndërhyrjet plastike që ata kanë bërë. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe me Kejdën. Më një foto të disa viteve më parë dhe tani, ata donin të nxirnin në pah se vihej re një ndryshim në buzët dhe hundën e saj.

Mirëpo sot Kejda ka zgjedhur të reagojë nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social instagram.

Ajo ka publikuar një foto të lajmeve që dje janë bërë për të dhe gjithashtu ka shpërthyer ndaj portaleve.

“Nuk e kuptoj pse duhet të shoh emrin tim në tituj portalesh për të tilla lajme që nuk i hyjnë në xhep askujt, por në një farë mënyre e kuptoj injorancën dhe dëshirën e ca shqiptarëve palaço për të komentuar dhe nxjerr mllef për këdo. Pavarësisht se mendoj se ky popull ka halle më të mëdha se të zgjidhin a i kam fryrë unë buzët apo a e kam zvogëluar hundën…Faqes në fjalë “Vipat e bllokut” dhe portaleve që merren me të tilla lajme i them se unë nuk e konsideroj veten VIP, dhe s’kam bërë asgjë për të qenë e tillë. Nuk merrem me muzikë, televizion dhe s’jam në konkurs për t’i zënë vendin asnjërës, as për pamje, as për punë. Më vjen mirë që asnjëherë s’pranova të jem pjesë e sipërfaqësores ku ju jetoni! Tung!” – ka shkruar Kejda në postimin e saj në Instastory.

/AlpeNews.al/