Sofia Arian Çanit shpërthen keq pas ofendimeve: Injorantë, shihni gratë e motrat tuaja… – AlpeGossip
Sofia Arian Çanit shpërthen keq pas ofendimeve: Injorantë, shihni gratë e motrat tuaja…

Sofia Arian Çanit shpërthen keq pas ofendimeve: Injorantë, shihni gratë e motrat tuaja…

E njohur si “Sofia e Arian Çanit”, Xheni Brahaj është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në media e rrjete sociale që tërheq shpesh vëmendjen me fotot e saj. Së fundmi Xheni bëri një ndryshim të guximshëm në pamje duke i lyer flokët rozë. Mirëpo jo të gjithë e pritën mirë këtë ndryshim duke e kritikuar balerinën.

Xheni nuk ka duruar më dhe ka shpërthyer me një status në Instastory ku i quan “injorantë të epokës së gurit”, personat që i bëjnë moral.

“Injorantët vazhdojnë japin mendime dhe komente a thua se ja kërkoi njeri. Në vend që të hapin sytë të bëhen njerëz si gjithë bota rrinë tek epoka e gurit, ku na tregojnë moralin ça duhet të bëjmë ose jo dhe ndërkohë nuk njohin mamatë, motrat apo gratë e tyre”, shkruan Xheni.