ERMALI DHE LUANA “THURIN” PLANE KUNDËR MARINËS/ Ndërhyn Getoari (FOTO) – AlpeGossip
ERMALI DHE LUANA “THURIN” PLANE KUNDËR MARINËS/ Ndërhyn Getoari (FOTO)

ERMALI DHE LUANA “THURIN” PLANE KUNDËR MARINËS/ Ndërhyn Getoari (FOTO)

Ermal Mamaqi ditën e djeshme konfirmoi atë që shumë prej nesh kishte frikë, mbylljen e emisionit të tij “Xing me Ermalin” në TV Klan.

Aktori në një status të gjatë u shpreh se tashmë do fokusohej tek kinematografia dhe marketingu, ndërsa përsa i përket ekranit do merrte një pauzë të shkurtër dhe në janar do të njoftonte diçka të re.

Mirëpo, ai i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar një foto ku shihet së bashku me moderatoren Luana Vjollca.

“Duke thurur plane…ndoshta kundër Marinës”, ka shkruar moderatori duke ngritur dyshimet se mund të sjell ndonjë projekt të ri me moderatoren e njohur.

Gjithsesi, Getoari s’mund ta linte me kaq po ka ndërhyrë menjëherë me një të qeshur të shkurtër: “Ahhah”, sikur të donte të shprehej: “Vërtet e keni!”

Image