PAS SHERREVE ME PRODUKSIONIN/ Ilir Shaqiri rikthehet si kryetar jurie në spektaklin e njohur – AlpeGossip
PAS SHERREVE ME PRODUKSIONIN/ Ilir Shaqiri rikthehet si kryetar jurie në spektaklin e njohur

PAS SHERREVE ME PRODUKSIONIN/ Ilir Shaqiri rikthehet si kryetar jurie në spektaklin e njohur

Ilir Shaqiri ishte ndër personazhet më të pëlqyera për publikun, ku edhe fal publikut fitoi “Big Brother Vip 1”. Megjithatë, pas përfundimit të kësaj eksperience, diçka ndodhi mes tij dhe producentëve dhe shpejt balerini i këtij ekrani “u zhduk” nga “Top Chanel”.

Të gjithë u habitën kur e panë në jurinë e “Dance with me” në “Tv Klan”. Por, duket se ky divorc ka qenë i shkurtër dhe tashmë balerini i mirënjohur do të rikthehet sërish. Këtë herë si kryetari i jurisë në “Dancing with the Stars”.

Duket se fituesi i “Big Brother Vip 1” i ka thënë po ftesës nga producentët, duke zëvendësuar kështu në panelin e jurisë Kledi Kadiun. Shaqiri do të jetë në krah me një tjetër balerinë profesioniste, Lori Balajn. Po ashtu, edhe Valbona Selimllari ka konfirmuar se do të jetë sërish pjesë e jurisë. Ndërkohë, një tjetër emër që përflitet se do të jetë në juri është ai i Sara Hoxhës, fitueses së vjetshme të këtij formati.

Me shumë interes pritet rikthimi i balerinit në “Top”, duke kujtuar një ndarje jo shumë të mirë që patën vitin e shkuar. Nëpër portale është përfolur për një krisje të marrëdhënieve mes Ilir Shaqirit dhe bashkëproducentes së “Big Brother VIP”, Lori Hoxha, nisur nga fakti se nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”.

Në atë kohë, vetë balerini zgjodhi të reagonte. “Jua them fare thjesht që kam komunikuar vetëm dy herë që pas daljes nga BBV me produksionin e projektit ‘Dancing with the stars’. E them me keqardhje këtë pikërisht, sepse kam qenë dhe jam ndjerë pjesë e familjes ‘Top Media’ për një nga eksperiencat më të forta dhe të bukura të jetës siç ishte BBV, gjithashtu dhe imazh i familjes aktuale ‘Digitalb’”.

Në postimin në “Instagram”, Shaqiri shton ndër të tjera: “Nisur nga akuzat e pabazuara të disa portaleve lajmetare ‘informative’, të cilat etiketojnë tituj artikujsh pa kuptuar rëndësinë e fjalëve që shkruajnë, duke dëmtuar figurën dhe punën time, vendosa se ka ardhur momenti të sqaroj diçka për respekt të gjithë atyre që kanë vlerësuar në personin tim njeriun dhe artistin në pikat e mia më të forta si KORREKTËSIA dhe DISIPLINA, virtyte të cilat vijnë si rrjedhojë e edukimit tim profesional në një kohë kur në Shqipëri nuk ishin opsion, ndërsa sot këto virtyte kanë marrë një vlerë minimale të paimagjinueshme për njerëzit dhe vendin ku jetojmë.

Komunikime të cilat për muaj me radhë munguan totalisht deri më 23 maj kur herën e parë kërkesa ime ndaj produksionit DWTS morì pergjigjen ‘JE I LIRË’, duke mos lënë shteg SHPRESË PËR ASNJË EVENTUALE PRITJE TË MËTEJSHME. Dhe herën e dytë më 29 korrik e tutje, me iniciativë të produksionit DWTS kur kërkesa e tyre për të qenë pjesë e DWTS si kryetar Jurie mori gjithashtu nga ana ime përgjigjen ‘NUK JAM MË I LIRË’, sepse vendimi im për të qenë pjesë e DWME pas 2 muaj pritje ishte tashmë konkretizuar.

Thënë kjo, vendosa të ndjek në ‘Klan TV’ projektet e mia për sezonin televiziv të ardhshëm. Artisti jeton falë konsideratës dhe vlerësimit të pakushtëzuar, duke i ofruar vetvetes dhe publikut më të mirën aty ku mendon se karriera e tij ka në zhvillim performance. Falë zgjedhjeve dhe korrektësisë sime profesionale 30- vjeçare kam jetuar dhe realizuar atë që unë jam sot, si në Shqipëri dhe Itali dhe duke pasur gjithmonë në gen parimet profesionale të familjes superartiste nga ku buroj”.

Por, duket se gjithçka tani ka përfunduar dhe Iliri është ftuar për t’u rikthyer sërish në krye të jurisë që vitin e shkuar shkaktoi krisjen e marrëdhënieve. Ndërkaq, personazhet e parë janë zbuluar tanimë, duke hedhur dritë rreth detajeve të para të këtij spektakli. Kështu, disa prej personazheve të famshëm që do të marrin pjesë janë pikërisht, Eni Shehu, Lei Kraja, Fjodora Fjora, Sara Karaj, Sarah Berisha, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi Nora Istrefi. Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë VIP-at e tjerë që do t’i bashkohën sfidës, në garë për çmimin e madh. Programi i kërcimit do të nisë në shtator nën drejtimin e Bora Zemanit, e cila do të heqë dorë përfundimisht nga “Përputhen”.

Bashkëprezantuese do jetë edhe Megi Pojani, e cila zë vendin e Eno Popit në “Gold Room”. Kujtojmë se vitin e shkuar, Megi Pojani ishte një ndër finalistet e këtij spektakli, ndërsa këtë vit ajo merr postim e moderatores, që do të presë të ftuarit në Gold Room. Ndërkaq, Bora Zemani ka hequr dorë përfundimisht nga “Përputhen” për t’u bërë kështu moderatore e vetëm këtij formati./panorama/