Si KRYQËZOHEN me komente VIP-at në rrjete sociale?! Nga Klaudia Pepa deri tek Luana… (FOTO) – AlpeGossip
Si KRYQËZOHEN me komente VIP-at në rrjete sociale?! Nga Klaudia Pepa deri tek Luana… (FOTO)

Si KRYQËZOHEN me komente VIP-at në rrjete sociale?! Nga Klaudia Pepa deri tek Luana… (FOTO)

Të jesh personazh publik për shumë mund të duket se është qejf por dhe kjo gjë ka avantazhet dhe disavantazhet e veta.
Një disavantazh që e shohim dhe e ndjejmë nga VIP-at është fakti se çdo veprim i tyre komentohet, apo zmadhohet aq sa ndoshta në të vërtetë nuk është fare ashtu.
Shumë prej tyre pavarësisht se kanë një profil të hapur nuk ju pëlqejnë komentet e fansave të tyre, madje acarohen. Fundja pse ke zgjedhur të jesh i tillë kur nuk e duron dot presionin e fansave?!
Por si komentohen nga fansat të famshmit shqiptarë? AlpeNews.al ju sjell disa prej tyre.

Luana Vjollca
Një nga gjërat për të cilat Luana sulmohet apo përflitet janë operacionet e saj plastike, diskutimi për të cilat nuk po mer fund, si dhe fakti që ajo nuk di të këndojë. Sigurisht që ka dhe nga ata fansa të tjerë që e kanë idhull Luanën dhe ju duket sikur çdo gjë e saj është fantastike.

Luana nuk është e vetmja që akuzohet nga fansat për operacione plastike. Aurela Hoxha, Lori Hoxha, Marina Fara, Albërie Hadergjonaj e shumë të tjera futen në listën e femrave “të bëra”.

Enca Haxhia
Enca komentohet negarivizht për peshën e saj trupore, shumë fansa e akuzojnë se ajo përdor photoshop në cdo foto të saj për tu dukur si dikush që nuk është. E nëse ka diçka për Encën në rrjete sociale janë pikërisht video demaskuese.

Fatma dhe Aulona

Dy gazetaret sulmohen herë pas here për shkak të “thumbave” që ju lëshojnë VIP-ave, por edhe pse bëjnë marketing në rrjetet e tyre sociale. Madje kjo gjë u bë aq e madhe sa pak më parë Aulona ju ktheu përgjigje të gjithëve duke thënë se ajo kishte zgjedhur të bënte marketing në vend të prostitucionit siç bëjnë shumë të tjera.

Bleona Qereti 

Bleona është e komentuar për daljet e saj gati nudo në publik. Një moment tjetër që fansat ju kundërvunë Bleonës ishte dhe video ku ajo shfaqej duke ngrirë vezët e saj.

Klaudia Pepa

Klaudia Pepa është akoma në qendër të vëmendjes për ndarjen e saj nga balerini i njohur Albi Nako. Deklarata e saj e cila e quajti si “vëlla”, apo fotot provokuese në Instagram, e bëjnë Klaudian që shpesh herë të hyj në debate me fansat e saj. Madje jo vetëm Klaudia, por dhe nëna e saj.

Genta Gjalpi

Ish banorja e Big Brother, komentohet shumë në rrjete sociale. Si për faktin se kur ishte në edicionin e BB i dolën foto nudo, por dhe më pas për fotografitë që poston në rrjete sociale, apo mënyra sesi shfaqet në ekrane. Hera e fundit kur Genta pati një reagim shumë të madh nga publiku ishte dalja e saj tek Rudina, ku reagoi dhe vetë moderatorja.

Përgatiti AlpeNews.al