E keni vënë re sa të përbashkëta kanë Klaudia Pepa dhe Alba Hoxha? Nga shfaqjet deri tek… (VIDEO) – AlpeGossip
E keni vënë re sa të përbashkëta kanë Klaudia Pepa dhe Alba Hoxha? Nga shfaqjet deri tek… (VIDEO)

E keni vënë re sa të përbashkëta kanë Klaudia Pepa dhe Alba Hoxha? Nga shfaqjet deri tek… (VIDEO)

Të gjithë e dimë se Klaudia Pepa dhe Alba Hoxha janë dy balerina të njohura prej “Albi Nako Dance” dhe rrjedhimisht të bëra personazhe pas këtyre eksperiencave të ngjashme.

Tashmë Klaudia është duke ndjekur karrierën e saj në Itali, ndërkohë që Alba në anën tjetër vazhdon karrierën në Shqipëri dhe drejton emisionin e përditshëm të motit në Tv Klan. Por le të fokusohemi pak tek të përbashkëtat mes dy vajzave.

Klaudia Pepa ka qenë bashkëshortja e koreografit Albi Nako, por pas ndarjes së tyre në media flitet se Albi ka nisur një lidhje me Alba Hoxhën, gjë e cila nuk është folur nga vet ata. Deri tani shohim që balerinat kanë disa gjëra të përbashkëta me njëra-tjetrën, por nuk ka mbaruar këtu. Duke parë rrjetet sociale të dy vajzave kuptojmë se Albi Nako dhe dashuria për baletin nuk janë të vetmet që i lidhin me njëra-tjetrën.

Prej pak javësh, Klaudia Pepa publikon në profilin e saj në Instagram video plot humor, edhe pse me “sfond” kërcimin. Ajo poston video në shtëpi dhe disa prej tyre vërtetë na kanë bërë për të qeshur.

È domenicaaaa 😝 Voi che fate? #italiana

A post shared by Klaudia Pepa Official (@klaudiapepa) on

Në anën tjetër Alba Hoxha në Instagramin e saj ka publikuar disa video humoristike teksa kërcen duke dhënë parashikimin e motit. Në videon e fundit ajo mbyll bagazhin e makinës, duke bërë sparkatën.

Interesant është fakti se si nëpërmjet këtyre postimeve kuptojmë se kërcimi nuk është vetëm punë për to por edhe zbavitje. Nuk e dimë nëse frymëzimin për këto video e kanë marrë nga njëra-tjetra, gjithësesi kryesorja është që ne jemi argëtuar me postimet e tyre. /Blitz.al/

😂 (P.s tek Part 3 do parashikojme jo vetem motin por dhe ndeshjet ⚽️)

A post shared by Alba Hoxha (@albahoxha1) on