Mario kujton emocionet që përjetoi në Shqipëri dhe Kim është shumë krenare për të – AlpeGossip
Mario kujton emocionet që përjetoi në Shqipëri dhe Kim është shumë krenare për të

Mario kujton emocionet që përjetoi në Shqipëri dhe Kim është shumë krenare për të

Edhe përse ka kaluar më shumë se një muaj nga realizimi i Masterclass Albania, Mario Dedivanoviç e ka të pamundur ta largojë mendjen nga emocionet drithëruese që përjetoi me 26 maj në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Mario ripostoi momentin kur e duartrokitën 2000 personat e pranishëm në sallë, ku 40 % e tyre kishte udhëtuar nga Europa, Amerika e Azia për të ndjekur sekretet e grimit.

“Nuk do e harroj kurrë këtë moment. Isha kaq shumë i emocionuar saqë gjunjtë u dobësuan dhe mezi po qëndroja në këmbë. Së shpejti, do të publikoj edhe vendodhjen e ardhshme të #TheMasterClass” – shkruan artisti i make up-it me origjinë shqiptare në videon ku nuk mund të përmbajë dot lotët nga emocionet.

Mikesha dhe bashkëpunëtorja e tij e ngushtë Kim Kardashian, ka reaguar menjëherë pasi pa videon e publikuar nga Mario.

 

“Wow.. Ti e meriton” – i shkruan ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, grimierit me origjinë shqiptare.