Khloe po ndahet nga partneri? Veprimi i fundit i Tristan sapo i ngriti përsëri dyshimet – AlpeGossip
Khloe po ndahet nga partneri? Veprimi i fundit i Tristan sapo i ngriti përsëri dyshimet

Khloe po ndahet nga partneri? Veprimi i fundit i Tristan sapo i ngriti përsëri dyshimet

Prej disa kohësh fansat kanë filluar të flasin për një ndarje të mundshme mes Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian. Thashetheme këto që me shumë mundësi mund të jenë të vërteta dhe për këtë gjë na i shtoi akoma më shumë dyshimet veprimi më i fundit që bëri sot basketbollisti 27-vjeçar.

Tristan është fotografuar teksa po shikonte një shtëpi të re në Los Angeles dhe për më tepër në këtë moment nuk ishte e pranishme Khloe.

Sipas “TMZ” basketbollisti i njohur ishte duke parë një shtëpi e cila kushtonte 2 milion dollarë dhe ishte në zonën Hills Woodland, e cila nuk është shumë larg nga zona ku jeton KoKo. Shtëpia ka shtatë dhoma gjumi dhe tetë banjo, për të mos përmendur një fushë mahnitëse basketbolli.

Pikërisht ky veprim i Tristan ka ngjallur dyshimet se ai dhe Khloe po ndahen përfundimisht, por nuk është aspak çudi që ata të transferohen së bashku në këtë shtëpi super luksoze.

Të gjithë besuam se Khloe do t’i jepte fund marrëdhënies së saj me Tristan pas skandalit të tradhtisë, por kjo gjë nuk ndodhi dhe madje pak kohë më parë ajo tha se kishin arritur ta rindërtonin marrëdhënien e tyre. Ende nuk dihet asnjë gjë se çfarë po ndodh me saktësi mes tyre, por gjithësesi kjo lëvizje e Tristan i bëri fansat që të flasin përsëri për një ndarje të mundshme të tyre.