“NUK ISHTE GOCË E MIRË SI NË EKRAN”/ Moderatori i njohur shqiptar ndahet nga e dashura – AlpeGossip
“NUK ISHTE GOCË E MIRË SI NË EKRAN”/ Moderatori i njohur shqiptar ndahet nga e dashura

“NUK ISHTE GOCË E MIRË SI NË EKRAN”/ Moderatori i njohur shqiptar ndahet nga e dashura

I ftuar në emisionin “Late Night Show” të Kastro Zizos ishte moderatori i njohur i “InTv”, Ermal Peçi, i cili ka rrëfyer ndër të tjera se prej një muaji ishte single, pas lidhjes me një personazh të njohur të ekranit.

Ermali rrëfeu se për shkak të karrierës që të dy donin të ndiqnin, gjërat mes tyre nuk mundën të funksiononin dhe për moderatorin, kjo ishte hera e fundit që lidhej me një person të njohur publikisht.

“Kam një muaj e pak që jam single. Vajza në fjalë është një personazh publik dhe mbase është rasti i fundit që unë bëj një lidhje me një personazh publik. Është një gocë shumë e mirë në ekran, por gocat e mira në ekran s’janë aq të mira edhe në jetën e përtejme.”- shprehet Ermali.

“Të ka tradhëtuar?”- e pyet Kastro, të cilit moderatori ia kthen:

“Jo s’bëhet fjalë. Ej se po më shikon mua ajo, se unë e kam xhan. ‘Divorci’ ishte për idealet tona, ti karrierë, unë karrierë, mirupafshim. Prandaj them unë që lidhja me personazhe është një dhimbje koke. Karriera bëhet shumë e vështirë. 3-4 muaj zgjati.”- përfundon Ermali.