Modelja shqiptare në pritje të ëmbël, komentuesja i zbulon sekretin (FOTO) – AlpeGossip
Modelja shqiptare në pritje të ëmbël, komentuesja i zbulon sekretin (FOTO)

Modelja shqiptare në pritje të ëmbël, komentuesja i zbulon sekretin (FOTO)

Modelja e njohur shqiptare Vivian Canaj vitin e kaluar i dha fund beqarisë duke celebruar me martesë marrëdhënien e saj. Një ceremoni dasme madhështore, e  cila la përshtypje tek të gjithë ne me detajet e saj mbretërore.

Mirëpo duket se tashmë familja e çiftit të ri do të shtohet edhe me një pjesëtar të ri. Modelja e njohur është në pritje të ëmbël dhe tashmë barku i rrumbullakosur është mëse i dukshëm.

“O barku jot i bukur që po rritet nga dita në ditë”, i komenton një ndjekëse Vivianit në një foto të postuar së fundmi në Instagram.

Vivian ende nuk e ka konfirmuar publikisht shtatzëninë, por barku i rrumbullakosur është mëse i dukshëm dhe dëshmon se shumë shpejt ajo do të bëhet nënë për herë të parë.