“A kujdeset financiarisht babi i Roanit?”/ Majlinda i “nxjer” të PALARAT Majkut… – AlpeGossip
“A kujdeset financiarisht babi i Roanit?”/ Majlinda i “nxjer” të PALARAT Majkut…

“A kujdeset financiarisht babi i Roanit?”/ Majlinda i “nxjer” të PALARAT Majkut…

Risia e fundit e Instagram ka bërë që vipat të intervistohen nga fansat e tyre, dhe ata kanë zgjedhur ti përgjigjen. Një nga të famshmet që u bë pjesë e kësaj loje ishte dhe Majlinda Zeka. Majlinda është një nga ish të dashurat e Majk, historia e dashurisë së tyre përfundoi por nga lidhja erdhi në jetë një djalë.

Vogëlushi jeton me Majlindën dhe nuk shihet shpesh që Majk të jetë me të. Kjo është vënë re dhe nga fansat të cilët nuk i kanë kursyer pyetjet në lidhje me djalin.

Përveç atyre që e kanë përgëzuar si një nënë shembullore, ka dhe nga ata që e kanë pyetur për vështirësitë e të rriturit një fëmijë vetëm.

“A është e vështirë për ty të jesh dhe nënë dhe babë për Roanin?”, ishte pyetja e njërit nga fansave të saj.

“Nuk e kam të vështirë, e bëj me kënaqësi”, shkruan Majlinda, duke i bashkëngjitur fotos dhe një emoji të lumtur.

Mirëpo kurioziteti i fansave shkoi dhe më tej duke e pyetur për ndihmën financiare të fëmijës.

“A kujdeset financiarisht babi i Roanit për djalin e tij?”

Majlinda i ka kthyer përgjigjje se: “Jo ai nuk kujdeset”, çka lë të nënkuptohet se Majlinda është e vetmja që mbulon çdo shpenzim të djalit si dhe është prind me kohë të plotë./AlpeNews.al/