Modelja e “Victoria Secret” shfaq plot krenari barkun dhe celulitin dhe ka dy fjalë për ata që e shajnë: Është e tmershme… – AlpeGossip
Modelja e “Victoria Secret” shfaq plot krenari barkun dhe celulitin dhe ka dy fjalë për ata që e shajnë: Është e tmershme…

Modelja e “Victoria Secret” shfaq plot krenari barkun dhe celulitin dhe ka dy fjalë për ata që e shajnë: Është e tmershme…

Modelja e “Victoria Secret” Candice Swanepoel ka guxuar të shfaqet me bikini, vetëm tre javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë.

Në disa foto të publikuara nga “Daily Mail”, modelja ka treguar me krenari trupin e saj pas lindjes, në pushimet me miqtë në Brazil, teksa djalin e porsalindur e ka lënë në shtëpi. Mirëpo, fotot e bëra publike nuk janë pritur mirë nga të gjithë fansat dhe kanë kritikuar modelen se nuk po kujdeset pas veten.

Për 13 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”, ajo tregon se modelet janë njerëz normale dhe se është krenare për format e saj trupore.

“Kjo jam unë, 12 ditë pasi solla në jetë djalin tim. Nëse keni diçka negative për të thënë, hidhini njëherë sytë nga vetja. Shoqëria ku jetojmë, është shumë mizore me njëra-tjetrin. Standartet e bukurisë të vendosura për gratë, janë të çmendura. Nuk kam turp të tregoj trupin tim pas lindjes. Në fakt, jam shumë krenare. Kam mbajtur për më shumë se nëntë muaj djalin tim dhe kam fituar të drejtën të jem pak më e shëndoshë se zakonisht. A është normale sepse jam modele? Epo edhe ne jemi njerëz normal, ndaj më lini t’i shijoj këto pushime në paqe” – shkruan modelja në postimin e saj në “Instagram”.

Modelja kërkoi nga gratë dhe vajzat, të trajtojnë njëra-tjetrën plot dashuri.

“Nuk kam përse ta fsheh barkun sepse njerëzit kanë vendosur standarte jo reale për gratë. Ne krijojmë jetë! Çfarë mund të bësh ti? Gra, jemi të gjitha bashkë në këtë, ndaj silluni mirë me njëra tjetrën” – përfundoi modelja e “Victoria Secret”.