Modelja shqiptare jep lajmin e bukur, në pritje të ëmbël të bebushit: Jam e bekuar… – AlpeGossip
Modelja shqiptare jep lajmin e bukur, në pritje të ëmbël të bebushit: Jam e bekuar…

Modelja shqiptare jep lajmin e bukur, në pritje të ëmbël të bebushit: Jam e bekuar…

Megjithëse prej kohësh është larguar nga pasarelat për t’ju përkushtuar jetës familjare, modelja e njohur ka mbetur në mendjen e publikut shqiptar dhe jo vetëm. Me bukurinë e saj, ajo është bërë e njohur edhe jashtë vendit, duke mbledhur një numër të madh admiruesish.

Nënë e dy fëmijëve, Zana Krasniqi ka njoftuar ndjekësit se ajo është sërish në pritje të ëmbël. Zana ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto të barkut të rrumbullakosur, duke lënë të kuptohet se është në muajt e parë të shtatzënisë.

“Bebi numër 3. E bekuar.”- ka shkruar modelja krahas fotos së saj.