Irina Shyak pranon të pozoj topless Por ja çfarë nuk do bënte kurrë modelja… – AlpeGossip
Irina Shyak pranon të pozoj topless  Por ja çfarë nuk do bënte kurrë modelja…

Irina Shyak pranon të pozoj topless Por ja çfarë nuk do bënte kurrë modelja…

Supermodelja Irina Shyak, ish e dashura e Cristiano Ronaldo, e cila tani është e dashura e aktorit Bradley Cooper pak kohë më parë ka ndarë me publikun qëndrimin e saj për fotgrafimin toples.

Në një intervistë më ES Magazine, Irina ka zbuluar se në cilat raste do të pozonte toples.

“Jetojmë në shekullin 21 dhe femrat duhet të theksojnë sensualitetin e tyre, dhe ata nuk duhet të turpërohen nga trupi i tyre. Unë kurrë nuk bëj foto toples- thjesht ky është vendimi im. Por nëse dikush më kërkon të bëj një punë ku përfshihet dhe lakuriqësia, dhe mua më pëlqen projekti, do të pranoja.

Megjithëse Irina do të pranonte të pozonte toples për arsye pune, por ajo na tregon që ka dhe dicka që nuk do ta bënte kurrë.

“Kurrë nuk i lejoj agjensitë e modës të më thonë duhet të humbësh peshë-disa prej tyre e kërkojnë këtë. Ose kur më kërkojnë të pres flokët. Por kurrë nuk i lejoj sepse gjithmonë e kam ditur se kush jam. Mendoj se njerëzit e ndjejnë energjinë time. Ndoshta sepse jam Ruse” ka thënë Irina Shyak.