I PREKU TË GJITHË/ Flori Mumajesi tregon arsyen pse e dashuron muzikën (FOTO) – AlpeGossip
I PREKU TË GJITHË/ Flori Mumajesi tregon arsyen pse e dashuron muzikën (FOTO)

I PREKU TË GJITHË/ Flori Mumajesi tregon arsyen pse e dashuron muzikën (FOTO)

Për çdo këngëtar, muzika është pjesë më e rëndësishme e jetës së tyre dhe shpesh e cilësojnë si një frymëmarrje.

Por Flori Mumajesi ka një tjetër shpjegim pse e do kaq shumë muzikë, pavarësisht se prej saj ka humbur pjesën më të madhe të dëgjimit në njërin vesh.

Në një postim në InstaStory, këngëtari publikoi një foto në të cilën shkruhej:

“Dikush një herë më pyeti: ‘Pse e do kaq shumë muzikën?’. Unë iu përgjigja: Sepse është e vetmja gjë që qëndron, kur të gjithçka dhe të gjithë largohen”.

Nga ana tjetër këngëtari vazhdon të shijojë suksesin e këngës “Plas”, me të cilën arriti të merrte për herë të parë kupën e fituesit në festivalin “Kënga Magjike 2018”.