PATËN PROBLEME ME LIGJIN/ Shihni reperët që u kapën me drogë dhe përfunduan në burg: Nga Stresi tek...(FOTO) - AlpeGossip
PATËN PROBLEME ME LIGJIN/ Shihni reperët që u kapën me drogë dhe përfunduan në burg: Nga Stresi tek…(FOTO)

PATËN PROBLEME ME LIGJIN/ Shihni reperët që u kapën me drogë dhe përfunduan në burg: Nga Stresi tek…(FOTO)

Kosiderohen si  reperët më të pëlqyer nga publiku por pavarësisht famës dhe sukseseve ata  kanë pasur probleme me ligjin dhe janë përballur me policinë.

Lëndët narkotike janë një ndër temat më të përfolura në media, kohët e fundit  as personazhet e njohur nuk i kanë shpëtuar skandalëve.

Ne ju njohim me disa prej reperëve shqiptar të cilët janë kapur me drogëdhe kanë përfunduar në burg.

Arkimed Lushaj (Stresi)

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi  ditën e mërkur është arrestuar në një hotel.Gjatë kontrolleve të ushtruara në dhomën e hotelit ku ndodhej Stresi  është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë  Por kjo nuk është hera e parë që Arkimed Lushaj prangoset për mbajtje armësh pa leje, ai njihet edhe për përfshirjen e tij në sherre dhe konflikte të tjera.

Reperi  është arrestuar edhe disa herë të tjera, pasi qarkullonte me armë pa leje. Madje në disa raste reperi shqiptar i ka publikuar vetë foto me armë në rrjetet sociale.

 Ylber Abdullahu (Cozman)

Cozman është një ndër reperët të cilët patën probleme me ligjin ,këngëtari u kap me 20 gr hashash te cilën e kishte fshehur në të mbathura.

Pas një kontrolli të njësisë “Shqiponja” Cozman i cili udhëtonte me mjetin tip “Range Rover”  iu gjet në trup një sasi narkotike e dyshuar cannabis sattiva në një sasi prej rreth 20 gramësh. Në ato momente Cozman nuk ishte vetëm por me të në makin ndodhesh edhe këngëtarja e njohur Tuna,e cila në ato kohë ishte edhe e dashura e tij.

Dëfrim Dervishi (Defri)

Në muajn korrik policia italiane ka ndaluar dhe arrestuar këngëtarin shqiptar Defri, pasi akuzohet se është pjesë e një grupi trafikimi të drogës që vjen nga Holanda.

Defri është bërë i njohur për publikun shqiptar pas disa bashkëpunimeve me këngëtares Silva Gunbardhi.

Engjëll Krifo (Krijel Flexy)

Këngëtari shqiptar është vënë në pranga pasi është kapur me drogë. Reperi i njohur me pseudonimin Krijel Flexy, ndërsa emrin e vërtetë e ka Engjëll Krifa, është arrestuar nga nga policia në Itali, ku edhe jeton.

Këngëtari është ndaluar në momentin që ishte duke hipur në makinën dhe me vete  kishte  4 gramë marijuanë dhe dhe 36 gramë hashash.

/AlpeNews.al