EFEKTI I SKANDALEVE SEKSUALE/ Filmi i Kevin Spacey arkëton vetëm 126 dollarë – AlpeGossip
EFEKTI I SKANDALEVE SEKSUALE/ Filmi i Kevin Spacey arkëton vetëm 126 dollarë

EFEKTI I SKANDALEVE SEKSUALE/ Filmi i Kevin Spacey arkëton vetëm 126 dollarë

Skandalet seksuale vijojnë t’i dëmtojnë karrierën aktorit Kevin Spacey. Filmi i tij i ri “Billionaire Boys Club”, në të cilin Spacey kishte një rol të vogël, është shfaqur të shtunën në 10 salla kinemaje në SHBA, duke arkëtuar vetëm 126 dollarë.

Sipas revistës “Usa Entertainment Weekly”, një rast i tillë është i paprecedent për aktorin që ka fituar “Oscar”.

“Billionaire Boys Club” mund të bëhet akti final i karrierës kinematografike të Spacey-t, i cili aktualisht nuk po punon me asnjë project.

Akuzat për ngacmim seksual të bëra publike në fund të vitit të shkuar nga disa djem që aspironin të bëheshin aktorë në SHBA dhe Britani i kushtuan Spacey-t anulimin e kontratës me Netflix.

Po ashtu, regjisori Ridley Scot i preu të gjitha skenat ku luante Spacey në filmin “All the Money in the World”, duke e zëvendësuar me aktorin Christopher Plummer