Ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve po mbaheshin netët e festivalit të 57-të të këngës në RTSH, mësohet se drejtoresha artistike e tij, Inva Mula ndodhesh në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime pranë blitz.al, kanë mësuar se sopranoja e njohur ndodhet prej dy ditësh në spital. Ajo ka pësuar ishemi celebrale, që ka të bëjë me mungesën e furnizimit me gjak dhe oksigjen të trurit. Megjithatë, Inva vazhdon të ndjek me detaje zhvillimet e festivalit edhe nga spitali.
Vendosja e saj si drejtoreshë artistike e festivalit synoi të sillte risi dhe në organizimin e tij. Këtë herë, këngët e artistëve u prezantuan për herë të parë vetëm në 3 netët.
Inva Mula mbetet një ndër divat e muzikës shqiptare që ka dhënë kontribut të pakrahasueshëm ndër vite,dhe blitz.al i uron shërim të shpejtë.