SHERRI i bujshëm mes Almedës dhe DWTS, Rudi Hizmo tregon si qëndron e vërteta – AlpeGossip
SHERRI i bujshëm mes Almedës dhe DWTS, Rudi Hizmo tregon si qëndron e vërteta

SHERRI i bujshëm mes Almedës dhe DWTS, Rudi Hizmo tregon si qëndron e vërteta

Rreth një muaj më parë ish-missi i njohur shqiptar, Almeda Abazi dhe produksioni i ‘DWTS’ u përfshinë në një sherr të bujshëm, i cili u komentua gjatë nga mediat. Almeda e akuzoi produksionin e spektaklit se nuk i kishin paguar shpenzimet ekstra në hotelin ku ajo qëndronte.

Produksioni i DWTS reagoi menjëherë duke publikuar faturat ku shfaqeshin të gjitha pagesat që ‘Vizion Plus’ bëri për qëndrimin disa mujor të Almedës në Shqipëri. Megjithatë ditën e sotme bashkëprezantuesi i këtij spektakli, Rudi Hizmo ka zbuluar të vërtetën e këtij sherri.

Ai i ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ në ‘Top Channel’, ka treguar se Almedës i është paguar hoteli deri në përfundimin e spektaklit të njohur, mirëpo ajo dhe Tolgahan kanë qëndruar edhe 2 ditë më shumë.

“Unë nuk e di ekzaktësisht çfarë ka ndodhur, por mesa di Almeda ka qëndruar dy net më shumë, produksioni i DWTS i kishte siguruar çdo lloj gjëje domethënë biletat, qëndrimin në hotel dhe barin. Kur ka mbaruar DWTS ka mbaruar dhe kontrata e Almedës me produksionin kështu që mbaroi dhe detyrimi i DWTS për të paguar hotelin. Por Tolgahan dhe Almeda edhe pse qëndruan për dy net më shumë, ata ua paguan hotelin , por si duket nga pakujdesia nuk i kishte paguar ujin dhe hekurosjen e rrobave, gjë që normalisht kudo që shkon duhet ta paguash vetë, por Almedës mesa duket ky detaj ju dukë pak i çuditshëm, pasi fakti që kishte sjellë Tolgahan falas pa asnjë pagesë, mendonte se e kishin si detyrim ta falënderonin duke i paguar çdo gjë.”, ka përfunduar Rudi.