Dua Lipa më datën 10 gusht do të performojë në Prishtinë, por mesa duket nuk do të jetë vetëm.
Në koncert do të jetë dhe këngëtari i njohur Ledri Vula, me të cilin Dua ka qenë e lidhur para disa vitesh, siç është supozuar në shumë media.
Ndërkohë, që data e koncertit po afron, duket se Ledri dhe Dua i kanë lënë mënjanë “inatet e vjetra” pasi ajo është shprehur e kënaqur që do të jetë në Prishtinë, e ndersa në foto ka vendosur Ledrin.
Përveç Ledrit dhe Dua Lipës, në këtë koncert do të përformojnë edhe këngëtarë të tjerë shqiptar si Dafina Zeqiri, Mc Kresha.