Çfarë janë kupat menstruale?! Gjithçka që duhet të dini për to – AlpeGossip
Çfarë janë kupat menstruale?! Gjithçka që duhet të dini për to

Çfarë janë kupat menstruale?! Gjithçka që duhet të dini për to

Kupat menstruale po zëvendësojnë pecetat higjienike dhe tamponët. Ato janë shumë të rehatshme dhe kanë një jetëgjatësi prej 5 vitesh ose edhe më shumë.

Kupat menstruale janë produkte që përdoren nga femrat për higjienën e tyre personale. Ato përbëhen nga silikoni cilësor mjekësor, kanë formë zileje dhe janë mjaftë fleksibile.

Kupa menstruale vendoset brenda vaginës gjatë kohë së ciklit menstrual dhe ka një veti që të grumbullojë gjakun menstrual ndryshe nga pecetat dhe tamponët që e thithin atë.

Mjekët këshillojnë që kupa menstruale të ndërrohet të paktën çdo 12 orë. Ajo pastrohet lahet me kujdes dhe mund të rivendoset sërish në vaginë për të vazhduar funksionin e saj. Këshillohet që duart të pastrohen mirë pasra dhe pas vendosjes së kupës menstruale. Mos e lani asnjëherë me sapunë të rëndomtë dhe me aromë.

Pasi të mbaroni ciklin tuaj menstrual, mund ta sterilizoni duke e zier disa minuta në ujë dhe ta përdorni sërish muajin tjetër. Përafërsisht kupat mund të përdoren deri në 5 vite ose edhe më shumë.

Në treg mund të gjeni edhe kupa për një përdorim ose për vetëm një periudhë dhe që më pas të hidhen. Përdorimi i tyre është i njëjtë me ato që përdoren deri në 5vite.

Megjithatë duhet të dini se:

Ka dy versione të kupës: një për femrat nën 30 vjeç që nuk kanë lindur dhe një për ato mbi 30 vjeç.

Ndryshe nga pecetat menstruale ose tamponët, kupat nuk blihen çdo muaj. Do të kurseni shumë para.

Ndryshe nga produktet e tjera, kupat menstruale mund të zgjasin nga 3 muaj në 4 vite, gjë që nënkupton shumë më pak mbetje.

Sindroma e Shokut Toksik vlen edhe për kupat menstruale ashtu si për tamponët. Kjo sindromë është e rrallë, por duhet të siguroheni që ta hiqni atë për ta pastruar për çdo 12 orë.