Është 49 vjeçe por duket si 29, zbuloni SEKRETET e bukurisë së Jennifer Lopez – AlpeGossip
Është 49 vjeçe por duket si 29, zbuloni SEKRETET e bukurisë së Jennifer Lopez

Është 49 vjeçe por duket si 29, zbuloni SEKRETET e bukurisë së Jennifer Lopez

Jennifer Lopez gjithmonë është cilësuar si një ndër femrat më të bukura të showbiz-it të huaj. Duket sikur koha për të nuk ecën dhe pavarësisht se sot feston 49-vjetorin e lindjes, ajo ngjan si në vajzë 20 vite më e re. Megjithatë pas bukurisë së saj qëndron një sekret dhe sigurisht që ka të bëjë me mënyrën e jetesës.

“Hollywood Life” ka zbuluar se këngëtarja dhe aktorja e njohur gjithmonë kujdeset që të flejë 8 orë, që gjithë trupi i saj të funksionojë siç duhet. Gjithashtu Jennifer shmang gjithmonë konsumimin e alkoolit, cigares dhe kafes. Në vend të këtyre ajo pi shumë ujë, që e ndihmon shumë edhe për freskinë e lëkurës. Ndërsa përsa i përket dietës ushqimore, ajo kujdeset që të konsumojë sa më pak ushqimet e gatshme dhe të ushqehet me porcione. Çdo gjë që ajo ha është organike dhe Jennifer preferon më shumë mishin pa dhjamë, peshkun, perimet dhe bishtajoret. Gjithashtu ajo kujdeset shumë për trupin duke u ushtruar intensivisht në palestër dhe asnjëherë nuk e lë pas dore këtë gjë.