‘Tope Tope o …’ Ja si përkthehen vargjet e famshme që kanë bërë shqiptarët të qeshin me lot – AlpeGossip
‘Tope Tope o …’ Ja si përkthehen vargjet e famshme që kanë bërë shqiptarët të qeshin me lot

‘Tope Tope o …’ Ja si përkthehen vargjet e famshme që kanë bërë shqiptarët të qeshin me lot

Sapo përmendet emri Lefteris Pantazis menjëherë ju vjen në mendje kënga e tij më e njohur “Tope, tope o papagalos”, një këngë të cilën e njohin të gjithë dhe gjithashtu të bën për të qeshur për shkak të fjalës “Tope, tope”. Por e dinit çfarë do të thotë kjo fjalë?

I ftuar sot në “Xing me Ermalin”, së bashku me Pantazis, Devis Xherahu ka sqaruar edhe kuptimin që ka kjo këngë dhe çfarë do të thotë “Tope, tope”.

‘Tope, tope’ është forma e shkurtuar e fjalës ‘Toipe, toipe’ që përkthehet ‘E tha, e tha’, shpjegoi Devis Xherahu.

“Kënga bën fjalë për një çift që kanë një papagall në shtëpi. Kur burri ikën me shërbim, gruaja fut të dashurin në shtëpi. Kur vjen burri në shtëpi, papagalli fliste dhe thoshte ‘Ka ardhur një burrë këtu’ dhe kënga thotë ‘E tha, e tha dhe papagalli’.