MARTOHET STRESI DHE KEJSI/ Zbulohen detajet e dasmës së tyre: Është pak vështirë, unë e kam…(FOTO) – AlpeGossip
MARTOHET STRESI DHE KEJSI/ Zbulohen detajet e dasmës së tyre: Është pak vështirë, unë e kam…(FOTO)

MARTOHET STRESI DHE KEJSI/ Zbulohen detajet e dasmës së tyre: Është pak vështirë, unë e kam…(FOTO)

Reperi i njohur Stresi dhe Kejsi Buzhani kanë habitur me fejesën e tyre. Askujt nuk ia priste mendja se një “Bad By” si Stresi do të fejohej, por ajo që nuk dinim është se çifti janë martuar.

Në një intervistë për revistën “Who”, ku flisni për marrëdhënien e tyre, të pyetur nëse kanë plane për martesë Kejsi është përgjigjur se ata janë martuar tashmë.

“Ne të martuar jemi, por nuk kemi bërë dasmë. Planet i kemi, por me kismet, sepse është pak vështirë. Unë kam familjen jashtë dhe Stresi është duke mbaruar albumin e fundit. Unë e mbështes në karrierë, por për të dy, ai duhet ta bëj këtë gjë, kur t’i mbyllë të gjitha dhe të bëhen letrat për të ikur jashtë do bëjmë dasmën.” Ka thënë Kejsi.

Teksa u pyetën për martesën se si kishin vendosur të martohen Kejsi është përgjigjur se nuk i pëlqen që Stresi të ulej në gjunjë dhe ti propozonte. Prandaj është shprehur se e kanë vendosur shumë tjeshtë, kanë biseduar me familjet e tyre dhe kanë prerë një datë. Në celebrimin e tyre ata kanë ftuar vetëm disa të afërm, e ndërsa për plane për fëmijë ajo shprehet se është akoma herët.