Ajo njihet si një ndër brunet më simpatike të ekranit shqiptar.
Ndonëse moderatorja Klea Huta e kuron imazhin e saj si një vajzë televizioni, bukuria që ka nuk vjen vetëm prej makijazhit dhe kujdesit që tregon për look-un.
Ndonjëherë nuk thonë kot që “bukuria është gjenetike” dhe Klea Huta në fakt nuk është e vetmja vajzë e bukur e familjes.
Klea ka dy motra, Ledia dhe Eni Huta. Pak kohë më parë ajo na prezantoi me motrën e vogël, Ledia e cila festoi 20-vjetorin.
Ndërkohë sot, Ledia na ka prezantuar me motrën e madhe Eni, e cila na duhet të themi që ka disa linja shumë fantastike.
E veshur me një fustan klasik pas trupit, Eni duket mjaft joshëse dhe ka tipare që ngjasojnë shumë me motrën Klea.