KAPEN MAT DUKE U PUTHUR/ Zbulohet lidhja e aktorit të njohur me vajzën e Arnold Schwarzenegger – AlpeGossip
KAPEN MAT DUKE U PUTHUR/ Zbulohet lidhja e aktorit të njohur me vajzën e Arnold Schwarzenegger

KAPEN MAT DUKE U PUTHUR/ Zbulohet lidhja e aktorit të njohur me vajzën e Arnold Schwarzenegger

Pas ndarjes nga bashkëshortja e tij Anna Faris me të cilën ka një djalë, aktori Chris Pratt është kapur mat duke u puthur me Katherine Schwarzenegger.

Çifti konfirmoi lidhjen me një puthje pasionante të dielën, pas dyshimeve që lindën me takimin e tyre romantik në qershor.

Ylli i filmit “Guardians Of The Galaxy”, 39 vjec dhe vajza e aktorit, Arnold Schwarzenegger, 28 vjeç, duket se e kanë seriozisht pasi Chris kishte marrë me vete edhe djain e tij Jack në kishë.

Edhe pse lidhja e tyre është e re, duket se ata kanë mbështetjeje të madhe. Një burim tha për “People” se ata u lidhën nga nëna e Katherine, Maria Shriver.

Kjo është hera e parë e Chris përflitet për një lidhje që nga ndarja e tij me Anna Faris, e cila u bë publike gati një vit më parë.

Ata ishin të martuar për 9 vjet dhe kishin jnë djalë 5-vjeçar që quhet Jack.

Anna gjithashtu po vijon me jetën e saj. Ajo u fotografua me aktorin Michael Barett në tetor 2017 dhe janë parë vazhdimisht së bashku që atëherë.