“Miqtë janë ilaçi për një zemër të lënduar dhe vitamina për një shpirt të pashpresë”.
Kjo shprehje e goditur nuk na bëri të reflektonim vetëm për miqtë tanë. Gjithashtu na bëri të hidhnim edhe një sy në “Instagram” dhe të shihnim miqtë e të famshëve të televizioneve shqiptare.
Dhe për të qenë miku i një VIP-i jo domosdoshmërisht duhet që edhe ti të jesh një i/e tillë.
Le të hedhim një sy te mikeshat e vajzave të showbizit shqiptar:
Lori Hoxha
Lori Hoxha në shumicën e postimeve në “Instagram” nuk ka foto vetëm. Nuk mungojnë dy motrat Anxhela dhe Sonila Lamaj. Vajzat duket se janë të pandashme pasi thuajse në çdo udhëtim dhe party shoqërojnë njëra-tjetrën.
Jonida Maliqi
Roza Lati
Roza Lati duket se e ka gjetur mikeshën e saj të shpirtit. Emri i saj është Irida Lubani dhe profesioni i saj është stiliste.
Jona Spahiu
Bukuroshja Jona Spahiu duket se nuk ka vetëm një shoqe të ngushtë,por dy. Vajzat duket se e shoqërojnë njëra-tjetrën në çdo aventurë. Mesa duket Jona ka dy motra të cilat “e mbajnë me të mira” në ditët e fundit të shtatzanisë.