Pushtoi faqet e revistës franceze/ Zbulon kush është burimi i frymëzimit për Elia Zaharia (FOTO) – AlpeGossip
Pushtoi faqet e revistës franceze/ Zbulon kush është burimi i frymëzimit për Elia Zaharia (FOTO)

Pushtoi faqet e revistës franceze/ Zbulon kush është burimi i frymëzimit për Elia Zaharia (FOTO)

Aktorja Elia Zaharia dy vite më parë mori titullin e princeshës pas martesës me princin Leka II. Dasma e tyre mori vëmendjen e të gjithëve dhe u komentua gjerësisht jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë saj.

Mirëpo pas martesës Elias i është dashur të ndryshojë stilin e jetesës për t’iu përshtatur kritereve dhe kushteve të një familje mbretërore.

Ajo është një princeshë që po i mahnit të gjithë me thjeshtësinë dhe elegancën e saj dhe kjo ka rënë në sy edhe të një prej revistave më të njohura franceze, “Point de Vue”. Kjo është një revistë që iu dedikohet familjeve mbretërore në të gjithë botën dhe së fundmi i ka dedikuar një artikull edhe princeshës Elia Zaharia.

Këtë e ka bërë të ditur vet Elia duke postuar në Instagram disa pjesëza nga intervista që ajo ka dhënë për këtë revistë prestigjioze.

“Për ata që jetojnë në Francë, këtë numër të ri të revistës ‘Point de Vue’ e gjeni nga sot në të gjitha pikat e shitjes”, shkruan Elia në profilin e saj ënn Instagram krahas fotos së revistës ku shfaqen pjesë nga intervista, në të cilën ka folur për dasmën, pasionet e saj si dhe faktin që Mbretëresha Geraldinë është një burim frymëzimi për të.