PUBLIKON BISEDAT PRIVATE/ Seven reagon pas incidentit me kameramanin në mes të intervistës (FOTO) – AlpeGossip
PUBLIKON BISEDAT PRIVATE/ Seven reagon pas incidentit me kameramanin në mes të intervistës (FOTO)

PUBLIKON BISEDAT PRIVATE/ Seven reagon pas incidentit me kameramanin në mes të intervistës (FOTO)

Gjatë transmetimit të djeshëm të programit ‘Edicioni Veror’, këngëtari Seven Saraci u bë protagonist i një incidenti me kameramanin të cilin mund ta lexoni këtu . Gjatë intervistës ai revoltohet dhe biseda përfundon aty.Pa kaluar shumë orë që nga publikimi i kësaj situate nëpër portale, Seven vendosi të reagojë. Pak orë më parë ai postoi në llogarinë e tij të Instagram-it një sërë videosh.

“Çfarë dreqin! Si ka mundësi të dalësh në kamer pa leje në zonë private?” –shkruan ai, duke vazhduar me një tjetër ‘provë’.

Këngëtari ka postuar të gjithë bisedën e bërë mes tij dhe gazetares në WhatsApp. Pas disa mesazhesh të pakthyera dhe disa thirrjesh të humbura duket se këngëtari kishte dashur ta linte për herë tjetër intervistën.

“A e bëjmë herë tjetër kur të vij në Shqipëri? Se jam me grip, jam sëmurë. Kur te vi herë të tjera të lajmëroj. Më fal, kalo mirë!”- shkruan Seven, duke na thënë kështu se gjesti i tij erdhi si pasojë e cënimit të privatësisë.